






GREQI- Media greke zbulon detaje të reja pë shqiptarin e vrarë sot nga një grek në Mykonos.
34-vjeçari shqiptar,Visar Dakrama, i cili u vra në një lokal në zonën Skylambela, donte të bëhej hotelier. Burime për "Protothema" bëjnë me dije se njerëz nga mjedisi i tij miqësor tregojnë se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jetonte në Angli, e merrej me ndërtim.
Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr, 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro/nata gjatë muajve të verës, në korrik dhe gusht.
Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët.
Mirëpo edhe autori ishte hotelier dhe familja e tij kishte gjithashtu një biznes hotelerie në ishull.
@juliankosova #mykonos ♬ original sound – Julian Kosova