Transmetuar më 20-02-2023, 14:43

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, ku u bllokua një anije e cila transportonte 22,500 ton naftë kontrabandë.

Mësohet se sasia e naftës, e cila vinte nga Rusia, ishte porositur nga një kompani në qytetin e Elbasanit. Anija që transportonte naftën ka pronar gjerman por administrohej nga norvegjezë, të cilët pretendojnë se janë me dokumente të rregullta dhe nesër pritet që në Shqipëri të vijë avokati mbrojtës.

Në komisariatin e Durrësit është marrë në pyetje kapiteni i anijes, i cili ka pretenduar pikërisht se i ka dokumentet e rregullta, ndërsa pjesa tjetër e ekuipazhit mbetet e bllokuar në anijen e ankoruar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd