Transmetuar më 20-02-2023, 14:32

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e parandaluar të shtunën në mbrëmje në Elbasan, ku dy persona po planifikonin një atentat ndaj Elton Kilës, i njohur si "Oti i Elbasanit".

Mësohet se autorët kishin planifikuar ta qëllonin atë brenda në automjet, por në momentin kur ishte parashikuar të kryhej atentati, Kila ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit bashkë me fëmijët.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se faktet janë mbledhur nga këqyrja e pamjeve filmike nga qelizat telefonike. Në momentin kur kanë konstatuar prezencë të forcave të policisë në zonë, dy autorët kanë janë larguar duke lënë automjetin pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi ka hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve.

Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.