Transmetuar më 20-02-2023, 13:59

Greqi- Sot, në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën Skylambela të Mykonos është regjistruar një sherr mes një shqiptari dhe pronarit grek të lokalit.

Athanasios Nazos vrau shqiptarin Visar Dakramën, pasi ky i fundit ngacmoi vajzën që ishte pranë grekut, të paktën kështu mësohet të ketë ndodhur pas dëshmisë së dhënë nga pronari.

Media greke shkruan se 33-vjeçari grek, ka thënë se 34-vjeçari shqiptar po ngacmonte vajzën që ishte me të. Në këtë moment ka nisur edhe sherri dhe më pas 33-vjeçari doli nga lokali për t’u kthyer pak më vonë me një pushkë gjuetie me të cilën qëlloi duke lënë të vdekur në vend shqiptarin. Kur u arrestua, 33-vjeçari ishte në gjendje të alkoolizuar.