Transmetuar më 20-02-2023, 13:37

Së bashku me Messin, Mbappé ishte protagonisti i madh i ndeshjes së djeshme, ku PSG shmangu për mrekulli humbjen e katërt radhazi.

Pas angazhimit ndaj Lille, francezi ka folur para kamerave dhe ka dashur të bëjë të qartë se nuk ka asgjë kundër Neymar: “Këshilla ime se duhet të hamë dhe të flemë mirë nuk ishte për të. Shpresoj të shërohet shpejt”.

Mbappé ishte edhe një herë shpëtimi i një PSG që vazhdon me shumë të çara: “Loja nuk ishte e mirë në përgjithësi. Kemi bërë shumë gabime. Megjithatë, ne tregojmë se në ato rrethana kemi karakterin për të kapërcyer gjithçka.

Jemi një skuadër me lojtarë që bëjnë diferencën”, – theksoi anësori, i cili padyshim u duartrokit më shumë nga disa tifozë që e dinë se eliminimi i Bayernit varet rrënjësisht prej tij: “Për të luajtur me PSG-në duhet të kesh shumë personalitet".