Transmetuar më 20-02-2023, 13:46

Luana Vjollca përfundoi sezonin e parë të “Zemër luana”. Por ndërkohë ajo duket se ka nisur punën për emisionin e saj të ri i cili do të transmetohet në verë.

Sërish nën logon e “Klan” moderatorja do të sjellë formatin e “nxehtë” “Love Island”. Ky format është një program dashurie ku disa të rinj duhet të gjejnë dashurinë, por që do të vihen edhe përballë sfidave e lojërave të ndryshme e të vështira. Programi do të xhirohet në Palasë.

“Love Island” vjen për herë të parë në Shqipëri. I njëjti format në botë ka rezultuar shumë i suksesshëm, ndonëse në vendin tonë do të na duhet të presim për të parë reagimin e publikut përballë një emisioni të tillë të “nxehtë”.

Kujtojmë që më herët lëvizjen e saj nga “Top Channel” në “Tv Klan”, ajo e njoftoi në ditën e saj të lindjes.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.