Transmetuar më 20-02-2023, 13:01

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në ishullin grek Mykonos, ku shqiptari Visar Dakrama u ekzekutua.

Mësohet se 34-vjeçari dhe autori i krimit Athanasios Nazos debatuan me njëri-tjetrin brenda një lokali, për shkak të një vajze, e cila dyshohet se kishte lidhje paralele me të dy djemtë.

Dyshohet se shqiptari e kërcënoi me thikë grekun, mirëpo u qetësua nga klientët dhe pronari i lokalit. Megjithatë, 35-vjeçari grek u largua i acaruara, duke u kthyer sërish në lokal duke e ekzektuar me kallashnikov në kokë.

Viktima u dërgua menjëherë në spital mirëpo ishte tepër vonë, pasi ndërroi jetë. Autori u shfaqu pak orë më vonë i vetëm në komisariatin e Mikonos, në gjendje të dehur duke pranuar krimin që kreu.