Transmetuar më 20-02-2023, 11:52

Cristiano Ronaldo shkoi në Arabinë Saudite për ta vazhduar karrierën e tij në botën e futbollit, pas periudhës së dytë te Manchester United.

Pasi nënshkroi me Al Nassr, Cristiano, i shoqëruar nga Georgina dhe fëmijët e tyre, u nis për në Lindjen e Mesme, duke lënë pas edhe rezidencën në të cilën ata jetonin në Cheshire, e cila tani është në shitje, siç shkruan "The Sun" dhe ka lloj-lloj luksi.

Shtëpia e vjetër është në shitje për 5.5 milionë paund (që në këmbim është më shumë se 6.1 milionë euro), dhe ka shtatë dhoma gjumi, gjashtë banja, një dhomë fitnesi të teknologjisë së lartë, një pishinë të madhe, një xhakuzi, dhomën e saj të kinemasë, edhe një fushë tenisi.

Rezidenca është vënë në shitje nga agjenti i pasurive të paluajtshme Jackson-Stops, i cili e përshkruan shtëpinë si një kryevepër të dizajnit modern: "Një rezidencë kryesore ultra e hijshme, me një dhomë të mrekullueshme hobi, një hambar mysafirësh, me dy dhoma gjumi dhe një fushë tenisi. Por prezantimi nuk ndalet me kaq. Garazhi strehon katër makina, ndërsa rruga e gjerë ka vend për shumë më tepër automjete".

Një shtëpi që përveçse ka gjithë luksin e nevojshëm, ka edhe disa aspekte jo aq pozitive, siç është zhurma që kafshët bënin përreth pronës qysh herët në mëngjes: “Ndodhet në fusha dhe pyje, ishte gjithashtu pranë deleve, që janë shumë të zhurmshme herët në mëngjes”.