Transmetuar më 20-02-2023, 10:41

Greqi- Sherr për një vajzë, vritet me plumb në kokë shqiptari në Mykonos. Mediat greke raportojnë se viktimë ka mbetur një 34-vjeçar me origjinë shqiptar e autor i dyshuar është një 33-vjeçar grek (tashmë i arrestuar).

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në zonën e Skylabela.

Sipas informacioneve nga mediat greke, greku është përfshirë në konflikt me shqiptarin për një vajzë.

Pas sherrit, greku shkoi në banesën e tij, mori pushkën e më pas u rikthye në lokal, aty ku ekzekutoi me plumb në kokë shqiptarin.

33-vjeçari grek është arrestuar. Identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet i ditur.