Transmetuar më 20-02-2023, 10:28

KORÇË- ‘Njeri jam edhe unë’- thotë Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau djalin e tij pak ditë më parë në Maliq. Sot, ai ka dalë para trupit gjykues, për t’u njohur me masën e sigurisë. I moshuari, mban kokën ulur mbi tavolinë e dukej shumë i shqetësuar.

‘Çfarë doni, ça jam i mbaruar nga trutë. Mos u tallni me mua’- dëgjohet të thotë ai në sallën e gjyqit.

Krimi brenda familjes ndodhi në fshatin Zvezdë të Maliqit tre ditë më parë por vetëm dy ditë më parë u zbulua. I moshuari, Shefki Bylykbashi ka vrarë djalin me çekiç pas një grindje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit. Familja e deklaroi ngjarjen si aksidentale por ekspertiza mjeko-ligjore provoi se Hamdi Bylykbashi ishte goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas policia arriti të zbardhte të vërtetën. 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në gjendje të dehur ka debatuar shumë me të dy prindërit në oborrin e banesës së tyre, në qendër të fshatit.