
Shpërthim i gjatë në rrjetet sociale nga Costanza Caracciolo, gruaja e Christian Vierit. Showgirl-ja ka shkruar një mesazh në postimin e saj të fundit në Instagram, duke kundërshtuar disa komente të përdoruesve për fotot e saj.
Fjalët e Caracciolo-s iu janë bashkangjitur disa fotove provokuese, të cilat bashkëshortja e ish-sulmuesit të shquar italian nuk ka pasur frikë t’i tregojë. “Më duheshin pak kohë për t’i publikuar këto foto, si të gjitha fotot e këtij lloji. Vite më parë sapo kisha lindur dhe publikova një foto ku shihesha mjaft mirë me rroba banje.
Më keni bombarduar me mesazhe, duke më thënë si kisha guximin ta publikoja. Nuk ju kuptova, për mua ishte e gjitha një keqkuptim. E pashë veten shumë mirë në atë foto dhe nuk e kuptova gjithë këtë theksim tuajin.
Pas muajsh e rihapa atë postimin dhe ato komentet. E kuptova që për ju pata guximin të postoja një foto të tillë, ku nuk isha në formë. Në thelb më vinte turp për atë që kisha bërë, e bindur se isha mirë fizikisht, por në realitet nuk ishte ashtu dhe ju ma thatë. Për vite me radhë ndihesha mjaft e papërshtatshme dhe e pasigurt për trupin tim.
E pranoj që po punoj ende sot, ndonëse me limitet e mia, që ta përmirësoj veten cdo ditë e më shumë. E bëj për veten, por ndonjëherë duhet të jem pak më e kujdesshme për të thënë domosdoshmërisht atë që mendoj, sepse nuk e di se kë mund të kem përballë.
Pra, nuk e njeh dot betejën që disa njerëz përjetojnë brenda, në kokën e tyre, ndjenjat dhe plagët e këtij personi. Pak më tepër respekt dhe mirësi nuk dëmton kurrë… AMIN!”