Transmetuar më 20-02-2023, 09:18

Provat për “Pallati 176” ka përfshinë në një debat të fortë Olta Gixharin dhe Valbona Memën. Sherri mes tyre nisi nga ndarja e roleve e tek komenti i aktores për zgjedhjen që do bënte këngëtarja.

Kjo e fundit i shkoi pranë Oltën dhe e pyet se përse qesh dhe pse e pyeti nëse donte rolin e Elsës.

“Po tallesh me mua tani? Po tallesh duke thënë po bën Elsën? Po paragjykon?”, i thotë Valbona.

Ndërsa Olta qëndron e ulur dhe thotë: “Çfarë them? Nuk po tallesha”.

Mirëpo, mërzia i vijoi këngëtares edhe më pas, duke u shprehur se është piketuar nga Olta me qëllim eliminimin.

“Nëse ke diçka me mua, më ke piketuar, nuk i bie dot Luizit e më bie mua. Ose ke futur Jonën që mua të më futet ajo më thuaj dal faqebardhë’- i tha Valbona.