
Futbollisti dhe supermakina, tashmë një kombinim i parë dhe i rishikuar. Elseid Hysaj i shtohet listës shumë të gjatë të kampionëve të futbollit që nxjerrin në pah makinat e tyre luksoze.
Mbrojtësi shqiptar i Lazios ka një profil në Instagram plot me foto që e portretizojnë bashkë me bizhuteritë e tij me 4 rrota, të gjitha rigorozisht shumë të shtrenjta.
Nëse Felipe Anderson është haptazi një fans i Volkswagen-it, mesa duket bashkëlojtari i tij, Hysaj është paksa i pavendosur se cila është marka e tij e preferuar.
Në rast dyshimi, ai vendosi të blinte marka të ndryshme, të gjitha padyshim shumë të shtrenjta. Mes fotove në mal, në qytet apo buzë detit, shqiptari nuk ndahet kurrë nga supermakinat e tij.
Flota e tij përfshin një Ferrari 458 prej 206.000 euro, një Mercedes G-Class AMG prej 187.000 euro, një Jeep Wrangler prej 84.290 euro dhe një Lamborghini Aventador Svj prej 43.030 euro.