Transmetuar më 20-02-2023, 07:10

Rrymat ajrore shumë të ngrohta me origjinë Subtropikale vijojnë të depërtojnë në Mesdhe duke mbajtur klimë të butë në gadishullin e Ballkanit edhe në territorin e Shqipërisë në fillimin  e javës.

E Hënë , data 20 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje do të kemi kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     1/17°C Zona e ulët         2/20°C Zona bregdetare 9/18°C