Transmetuar më 19-02-2023, 22:00

Diola ishte së fundmi e ftuar në “Fan Club” ku foli për herë të parë pas eliminimit. “A mendon që po të ishe krah Luizit do vazhdoje të ishe në Big Brother?”, u pyet ajo.

“Po kush tha që unë nuk jam në krah të Luizit?”, u përgjigj Diola. Teksa Megi Pojani tha se të gjithë banorët kur dalin jashtë shtëpisë bëhen me Luizin, Diola e sqaroi më tej përgjigjen e saj.

“Unë që në fillim kam qenë një ndër të paktat (jam futur në kohën kur ishte sëmundja e Luizit dhe ishte një traumë për të gjithë ne) që jam futur në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë ai është një djalë fantastik (janë të regjistruara) por e ka bërë këtë për një arsye dhe unë do ta mbështes dashurinë e tyre. Unë kam qenë pro dashurisë së tyre, nuk kam qenë dakord me ofendimet, me bullizimet që ai mund të ketë bërë. Unë nuk kam mbajtur asnjë anë”, u shpreh ajo.