Transmetuar më 19-02-2023, 21:15

Tea Trifoni i ka lënë vetes të gjitha mundësitë e hapura për dashurinë. Pasi deklaroi se për Luizin ka pasur një pëlqim brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, tani shpreh hapur simpatinë për një tjetër ish-konkurrent. Tea pranoi se ka pëlqim për Enin, e se nuk do e refuzonte për të pirë një kafe të dytë, pasi të parën e kanë konsumuar.

Kjo deklaratë u bë sot në ‘E diell’, aty ku Tea ishte e ftuar në disa rubrika.

Nevila: Eni ka shprehur pëlqim për ty dhe dëshirë për të të njohur. Ktheji përgjigje publikisht.

Tea: Këtë përgjigje ta kthej për njerëzit që na shohin se Enit ia kam thënë. E kemi pirë kafen. Mund të pijmë dhe një kafe tjetër Eni, patjetër. Një kafe miqësore.

Nevila: Po e refuzon?

Tea: Është goxha djalë.

Nevila: Një pëlqim ka?

Tea: Po, po

Gjatë qëndrimit të shkurtër të Enit në shtëpi u vu re afrimiteti i tij me Tean, të cilës i shprehu edhe pëlqimin. E pas daljes, ai deklaroi në intervista se do priste Tean jashtë që ajo të dilte dhe të njiheshin.

Sesi do vijojë historia e tyre, na mbetet të presim.