Transmetuar më 19-02-2023, 21:11

Ermiona Lekbello është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, duke mos pasur asnjë informacion për banorët. Kështu deklaroi sot vajza e saj, Elisa, në një lidhje me ‘Skype’ në ‘Big Brother fan Club’. Elisa tregoi se mamaja e saj është vetvetja dhe nuk po ndjek asnjë strategji.

‘Mami ka hyrë në një lojë po nuk po bën lojëra, është vetvetja. Kështu është dhe jashtë shtëpisë, është 100% vetvetja. Nuk po bën lojëra, nuk ka strategji, nuk e ka në karakter, është njeri i vërtet, kur e ka thënë mbase ka hyrë jo nga fillimi dhe kjo është një sfidë me vetveten. I bën shumë mirë të rrijë aty në shtëpi.’

Elisa, bëri të ditur se Ermiona nuk është mësuar të jetojë me kaq shumë njerëz, pasi në Itali jeton vetëm me macen.

‘Mami jeton vetëm me macen, udhëton shumë, ka shumë disiplinë, me punën me vetveten, ka regjimin e vet dhe atë ndjek’.

Për sa i përket konkurentit të preferuar, Elisa konfirmoi zërat: Edhe ajo mendon se Ermiona favorizion Luizin si konkurrent, duke shtuar se kur ka pëlqim për një person, e tregon.

‘Nuk e shikonte më para, unë fillova ta shikoja live se e kuptoja si shikohet. Edhe mami nuk e ka parë më para, po mamit kur i pëlqen një njeri duket. Opinioni është se i pëlqen Luizin, do të thotë se i pëlqen’.