Transmetuar më 19-02-2023, 20:36

Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Gjatë kësaj pjese të emisionit u diskutua për debatet midis banorëve dhe pasojat e tyre. Olta është ajo që po lexon pyetjet dhe Kristi, Dea dhe Olta po përgjigjen me radhë. Gjatë një dialogu midis Dea Mishel dhe Oltës u diskutua në lidhje me zënkën e Luizit me Maestron dhe qëndrimin e këtij të fundit.

Olta: Kemi dhe rastin konkret siç është rasti i Maestros, i cili dje u ngrit dhe tha stop më me kërcënime, me ofendime, me bullizime sepse unë nuk duroj dot më. Sigurisht edhe ai ka fajet e veta në marrëdhënien me Luizin. E ka nisur për të marrë vëmendje, i ka korrur benefitet e suksesit, por arritit në një pikë që tha nuk duroj dot më.

Deamishel: Bëri mirë që e kuptoi, opinionistët e shprehën shumë qartë që ai ka shkelur mbi veten.

Olta: Shiko e dëgjoj shpesh këtë por nuk dëgjoj që të thuhet okej ai e bëri diçka gabim po pala tjetër që është Luizi në rastin konkret a nuk ka gabim dhe ai që kalon limitet, se të gjithë duam të qeshim dhe të luajmë në këtë shtëpi.