Transmetuar më 19-02-2023, 19:56

Cindy Crawford ishte padyshim një nga femrat më mbresëlënëse në SHBA në vitet ’80 dhe më gjerë.

Në vitin 1995, revista Forbes e shpalli atë modelen më të paguar në planet.

Në këto foto shihni modelen në kulmin e saj.

Tani, supermodelja e viteve ’80 është 56 vjeçe dhe ka ndryshuar shumë.

Ashtu si yjet e tjerë të pasarelave, Cindy Crawford është përpjekur të qëndrojë e bukur dhe e re, por shumë nga fansat e saj në Instagram duket se kanë një mendim tjetër për imazhin që ajo ka arritur të ruajë në moshën e saj.

Me rastin e videos që ka postuar në Instagramin e saj, Cindy Crawford ka marrë shumë komente negative nga miliona ndjekësit e saj.

Në klip ajo pozon në një sauna, pa asnjë gjurmë grimi dhe tregon se si duket sot në moshën 56-vjeçare.