Transmetuar më 19-02-2023, 18:32

Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Pas Luzit dhe Kiarës, Keisi dhe Beati kanë vazhduar drejtimin e programit dhe të ftuar kanë qenë Kristi dhe Kiara. Beati i ka drejtuar pyetje Kiarës se si i duket zgjedhja që Olta bëri në ‘Prime-in’ e djeshëm, ku dërgoi në nominim Luizin, Kiarën dhe Bledin.

E pritshme dhe logjike deri diku… e prisja se përveç faktit që e degjoj Oltën në shtëpi dhe ma ka thënë 2 ditë rresht që do më nominoj, nuk është gjë bukur, por mund të them që ka tentuar të ndajë një çift duke u bazuar në konfliktin e lojës që ajo ka me Luizin drejtpërdrejtë… më ka përfshirë dhe mua për konfilikin kundër Luzit… Olta në mendimin tim nuk ka bërë mirë, nuk është gabim se është zgjedhja e saj, por nuk ka bërë mirë.