Transmetuar më 19-02-2023, 15:52

Klos- 4 persona nuk i janë bindur patrullës së policisë në Klos. Një patrullë ishte stacionuar pranë Urës së fshatit Fshat ku nis rruga e Arbrit.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë orëve të natës të së premtes, patrulla ka pikasur një mjet me xhama të zinj që vinte nga Tirana dhe i ka kërkuar të ndalojë.

Mësohet se personat që ndodheshin në të nuk janë bindur, duke u larguar në një distancë jo shumë larg dhe kanë braktisur automjetin, duke u larguar në drejtim të paditur ku kanë përfituar nga errësira.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur kapuçë të zinj në formë maske dhe disa fishekë luftarak.

Policia nuk e ka bërë publike si ngjarje, ndërsa prokuroria e Matit ka nisur hetimet.