Transmetuar më 19-02-2023, 12:41

Ballsh- Policia Mallakastër ka proceduar penalisht një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka mbajtur të fejuarën e tij pa dëshirë brenda banesës.

Policia bën të ditur se personi me inicialet G.B do vihet në hetim, teksa ende dihet se kush ka kryer denoncimin në Polici, apo nëse gruaja është keqtrajtuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 30 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka mbajtur pa dëshirën e saj, në banesë, një shtetase (e fejuara e tij).