Transmetuar më 19-02-2023, 10:21

Pas sherrit të Armaldos me Luizin, bashkëshortja e maestros përmes një postimi në Instastory ka kërkuar që gjërat të mbeten në kuadër të lojës, pa u përfshirë në pjesë personale. Ajo ka theksuar edhe faktin që është shtatzënë, gjendje që i përjeton emocionet dyfish.

Më tej ka shtuar se është kërcënuar nga fansat e Luizit.

“Kur morëm ftesën për Big Brother për Armaldon ishim paksa skeptik. Më pas më takimet me stafin dhe duke e njohur dhe qenë pjesë shumë herë e Top Medias vendosëm për po sepse do ishte mes artistësh. Loja konsiston në disa rregulla ndër të cilat kryesorët që nuk lejohen janë bullizimet, ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe integritetit të personave aty brenda.

Të gjithë kanë bërë lojra, shaka, thashetheme, diskutime, kanë gjetur miq aty brenda, kanë gjetur dashurinë, kanë bërë dasma e shumë sfida. Disa banorë e kanë pyetur se fundmi Luizin se pse ka arritur ne ato ofendime ndaj Armaldos.

Shpjegimi i tij ka qenë: ‘Kam luftuar shumë me Oltën ia kam nxjerr grupin dhe kam dashur ta shoh vetëm. Ajo është e frikësuar dhe kur ka zarf të kuq. Kur ajo thot ndihem vetëm kam nevoj për një perqafim, ia jep Maestro. Prandaj e kam ofenduar por i kërkova falje. Ai është personi i 3 të që i kerkoj falje dhe nuk i flas më.

Kur bëheshin debat dhe lojrat më parë mes të dyve dhe ndonjëherë teprohej si nga Armaldo dhe nga Luizi i kemi lënë këto teprime presionit të lojës dhe 60 ditëve të mbyllura aty brenda. Por të ofendosh një person në atë mënyrë në ato nivele duke cënuar Armaldon në rradhë të parë, integritetin, familjen kjo i tejkalon limitet e lojës.

Për të mos përmendur mesazhet nga fansat e Luizit kundrejt families tonë në çdo orar të ditës dhe natës të cilat jo vetem për mua që jam shtatzënë dhe jam dyfish e ndjeshme por çdo familjar i ka përjetuar dhe nuk i toleron. Ju jam mirënjohëse për mbeshtetjen, suportin dhe do të isha e lumtur që kjo gjë të mbetej në kuadrin e lojës nga të gjithë fansat, ndjekësit, banorët përfshirë dhe Armaldon”, ka shkruar ajo.