Transmetuar më 19-02-2023, 09:16

ELBASAN- Policia e Elbasanit duket se ka parandaluar një atentat në këtë qytet.

Prokuroria në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë ka parandaluar një atentat në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Në zonën e quajtur “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena” është lokalizuar një automjet i parkuar tip fuoristradë. Dhjetëra forca policie kanë rrethuar automjetin, brenda të cilit janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.

Po hetohet se kujt i përkiste mjeti dhe kush ishte objektiv i atentatit.