Transmetuar më 19-02-2023, 00:14

Ka ardhur rradha e Oltës që të ketë mundësinë të çojë në nominim 3 banorë. Kjo iu komunikua mbrëmjen e sotme në prime teksa hapi zarfin e kuq që mbante emrin e saj.

"Nuk do doja si njeriu që po bën një dëm të madh ose po ndaj njerëz se e gjitha kjo është një lojë. Këto ditë për mua janë kthyer në jashtëzakonisht shumë të vështira dhe kjo falë Luizit. Ai sot tha se cdo njeri që më është afruar, është siguruar ta largojë. Nuk më bën tën ndihem mirë por këtu brenda jam vetëm dhe më duhet të luaj vetëm. Unë dua të zgjidh rrugën e lojës time. Unë kam lënë jashtë familjen time dhe nuk e kam aspak të lehtë për ta cuar këtë sfidë deri në fund. Dërgoj në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin", tha ajo.