Transmetuar më 18-02-2023, 23:15

Valbona është një nga banoret e cila nuk nguron të ngrejë zërin për shqetësimet e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ditën e sotme ajo është shprehur se është alarmante situata që ajo nuk mund të flejë gjumë, pasi pranë saj, Nita dhe Diola e provokojnë kur shtrihen për të fjetur, duke qeshur dhe duke e tallur.

“Kam një shqetësim nuk flemë dot. Mos ma bëj me gisht. Më ke qëndruar nga mbrapa për të parë reagimin tim. Ti më gënjeve. I shkele syrin atij tjetrit. Ma theve besimin. Çfarë jam unë këtu? Po kërkoj gjërat më minimale, dy orë gjumë. Këto më provokojnë, qeshin me të madhe poshtë jorganit.”- tha Valbona.