Transmetuar më 18-02-2023, 22:01

Maestro ka reaguar ditën e sotme gjatë spektaklit në lidhje me konfliktet e vazhdueshme që ka me Luizin.

Ai tha se tashmë nuk od të ketë më fare komunikim me Luizin, pasi nuk e toleron më.

"Këtu ka një problem, në momentin që t’i bën një dhunë verbale truri logjikon që unë do rri pa gjumë. Ai ka thënë që nuk do ta bëjë këtë natë po natë tjetër. U ngrita bisedova qe ta zgjidhje. Pas kësaj situate më tha që ishte lojë që unë të dilja i preferuari. Nuk ishte çështje loje.

Do vazhdoj të mbaj qëndrim kundër Luizit. Unë e kisha vendosur më parë. E pranoi që më ofendoi por e bëri prapë pas 10 minutash, duke më provokuar. Që nga ky moment nuk dua të kem asnjë komunikim me të."- tha Maestro.

Teksa Maestro duket se është pozicionuar krah Oltës, Luizi është ndjerë i tradhtuar dhe nuk i ka pëlqyer fare kjo gjë.

“Unë jam munduar të shkatërroj Oltën. I kam thënë këtij mos i bjer me shkelm atyre që kemi bërë kur ky e përqafoi sepse ajo kishte nevojë për afeksion. I kam thënë meqë e bëre nuk kemi më punë bashkë. I kërkova falje.”- tha ai sot gjatë spektaklit.

Nga ana tjetër, Armaldo ju kundërpërgjigj duke i thënë se nuk bën asgjë për lojë, ndryshe nga Luizi.

“Unë këtu jam vetëm për veten time, Nuk rri me dikë për lojë, nuk bëj asgjë për lojë, as nuk përqafoj njeri për lojë. Nuk i kam thënë këtij që jam me të.”- tha Armaldo.