Transmetuar më 18-02-2023, 21:26

Greqi- Zbulohen detaje të tjera lidhur me rastin e trafikut ndërkombëtar të grave që ishin trafikuar nga vendet e Amerikës Latine në Greqi, për t’u shfrytëzuar si punonjëse seksi.

Sipas mediave greke, në dhomat e tij tutorët mbyllnin takimet me klientët duke detyruar vajzat e reja të kryenin marrëdhënie seksuale me ta kundrejt një pagese të lartë.

Policia gjeti më shumë se 15 vajza, nga Kolumbia, Venezuela, Brazili dhe Maroku, të burgosura në hotelet e përdorura nga grupi kriminal që kishte në krye një shqiptar të paidentifikuar me emër. Vajzat u sollën në Greqi duke u premtuar se do të punonin si eskortë për VIP-at.

Por në vend të asaj që i ishte premtuar, ato jetonin në kushte të mjerueshme dhe nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të tutorëve.

Unaza reklamonte vajzat përmes një faqe interneti rozë dhe takimet u organizuan nga tre gra. Mes klientëve, medohet se është edhe një biznesmen të njohur aktiv në fushën e restoranteve etnike në Glyfada dhe Gazi.