Transmetuar më 18-02-2023, 20:55

Sot është bërë një vit që nga finalja e "Big Brother VIP Albania 1". Einxhel e ka kujtuar këtë ditë me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe një mesazh publik për finalistët, Ilirin, Donaldin dhe Beniadën.

Ajo ka shkruar se ndihet krenare për finalen e merituar që ata kishin.

"Ta ndash finalen me miken e ngushte te atij rrugetimi dhe dy ‘rivalet’ e mi tregon qe ajo eksperience eshte me shume se nje gare…

I perngjason jetes tone, ku na duhet dhe mund te korrim sukses krahe atyre qe duam me se shumti dhe atyre qe duhet te gjejme menyre te bashkëjetojmë pavarësisht mosperputhjeve tona…

S’ja kam thenë kurre ndoshta, por sot me shume se kurre jam krenare per finalen e merituar qe patem secili prej nesh!!", ka shkruar Einxhel.