Transmetuar më 18-02-2023, 20:03

Loja për Armaldo Kllogjerin ka marrë rrjedhë tjetër në ‘Big Brother VIP Albania’. Maestro ka shkëputur çdo marrëdhënie me Luizin dhe tashmë është pozicionuar krah Oltës, madje ai e shikon atë si fituese të këtij edicioni. Sot ai i bëri të ditur Oltës, se do ishte shumë i lumtur nëse Big-n e fiton një femër e sidomos Olta.

‘Për mua, vazhdo rrugën tënde, si të duash ti. Sipas cdo interesi tend personal ma beso. Unë dëshirë kam ta fitojë një femër Big Brother, e sidomos për mua ta fitosh ti do ishte kryevepër. Mos u ndiko nga kjo e, që të krijosh raporte. Është mision për mua. E kupton?’- thotë Maestro.

Nga ana tjetër, Olta nuk i ktheu asnjë përgjigje, vetëm i pohoi me kokë. Mbase kjo deklaratë e ka inkurajuar aktoren e cila mëngjesin e sotëm deklaroi se do largohej nga ‘Big Brother Vip Albania’.

Maestro duhet t’i bëjë llogaritë mirë e të ketë kujdes me deklaratat, pasi herët a vonë do t’i përmenden.