Transmetuar më 18-02-2023, 18:49

Mbretëria e Bashkua- Momente ankthi dhe frike në ndeshjen e javës së 24-t të Premier League midis Chelseas dhe Southamptonit.

Ishte një veprim që ngriu gjakun e shikuesve të shtunën në Stamford Bridge: në një goditje nga këndi në favor të Southamptonit, sulmuesi Sékou Mara tentoi të godiste topin me një veprim akrobatik, por ai goditi në fytyrë, kuptohet pa dashje, mbrojtësin e Chelseas, César Azpilicueta.

Furbollisti spanjoli u rrëzua në tokë dhe u trajtua për minuta të gjata në tokë përpara se të dilte me barelë nga fusha e ndeshjes. Ky episod ndodhi në minutën e 84-t të takimit, që përfundoi me fitoren 0-1 të Southamptonit.