Transmetuar më 18-02-2023, 18:29

TURQI- Një lajm i gëzuar u shpërnda kudo në media e rrjete sot në mëngjes. Një 13-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në zonën e Atakya, në Hatay nga emergjencat civile pas 13 ditësh. Sapo pa ekipet e shpëtimit, ai kërkoi ujë.

Djaloshi u dërgua në spital, por kur pritej mrekullia, ka ndërruar jetë.

Nga rrënojat e ndërtesave 13 ditë pas tërmetit në Turqi, një grua 40-vjeçare, një burrë 49-vjeçar u nxorrën gjithashtu të gjallë.

Videoja tregon momentin kur ekipet e shpëtimit panë 49-vjeçarin sirian Semir Mohamed Akar.

Edhe më tronditëse është fakti se pasi u nxorr, gjëja e parë që bëri burri ishte t’i njoftonte se kishte njerëz të tjerë të bllokuar në rrënojat.