Transmetuar më 18-02-2023, 15:18

Në orët e fundit, një lajm i trishtë i lidhur me tërmetin në Turqi dhe Siri të 6 shkurtit ka tronditur edhe botën e futbollit.

Viktimat vazhdojnë të shtohen, nën rrënoja u gjet edhe Christian Atsu, i cili prej shtatorit luante për skuadrën turke, Hatayspor. 31-vjeçari ganez, që kishte veshur edhe fanellat e Portos, Chelsea dhe Newcastle, u gjet i pajetë në Turqinë jugore.

Antonio Conte, trajneri aktual i Tottenham, e njihte mirë atë. Tekniku italian i ka dedikuar një mendim përmes rrjeteve sociale: "Kam pasur rastin të të takoj dhe të punoj me ty. Ky tërmet i tmerrshëm ka marrë një person të bukur… Prehu në paqe Atsu! Mendimet e mia shkojnë te familja dhe të gjithë miqtë e tij. Në këto ditë të tmerrshme jam pranë jush”.

Këto janë fjalët e Conte në kujtim të përvojës së tyre të përbashkët profesionale në të kaluarën.