Transmetuar më 18-02-2023, 15:09

TIRANË- Shefi i Seksionit për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë Eljo Piçoku dhe oficeri Amarido Lika, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, po në ‘Rrugoren’ e Tiranës janë arrestuar dhe janë lënë në burg nga GJKKO.

Sipas dosjes hetimore, Amarildo Lika dhe Eljo Picoku u merrnin deri në 1 mijë euro, drejtuesve të automjeteve për t’i rikthyer patentat e pezulluara. Është zbardhur një prej rasteve të dosjes hetimore, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’i rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj.

Pjesë nga dosja hetimore:

-Shtetasi S.T, me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, deklaron se ka kontaktuar me shokun e ti, shtetasin Revi Osmani, te cilit githashtu ja kishin pezulluar patentën, por e kishte rimarrë pasi kishte njohje me punonjës të policisë. Nga ky komunikim rezulton se leja e drejtimit është marrë me date 05.11.2022 dh për këtë gjë është paguar vlera prej 900 euro.

“R.O : “O Zio sa muaj ta kanë heq, 6 muaj?” S.T: 6 R.O: 900 euro R.O: Më pak s’behet se 100 i ka ul se spo merr kafe ai sekseri R.O: Se 1000 e kan si norm R.O: Se esht 6 muaj prnd S.T: Shume fare o vlla R.O: Pse shum jan se esht 6 muaj S.T: Po kur e merr psh ai T.S: Ta takonim n sot R.O: Un për vete pagova 500 euro per 3 muaj qe ma hoqen R.O: Ti me 6 S.T: Po ok po per sa e merr dmth R.O: S’di R.O: Nga sistemi hiqet pa merak S.T: Po ok e takojm dot sot R.O: Per me e taku se takojm dot se nuk do qe t’dihet se kush esht R.O: Dhe ja jap njeriut t vet kafen R.O: Se ai esht brenda te drejtoria rrugores S.T: Marr vesh S.T: O vlla thjesht kam hall sa e sigurt eshte se s’jan pak lek R.O: E un x vete se kam taku vet vec ja kam dhon nje kusho lekt e osht marr ai se s’ka besim te tjeret R.O: 10000% e sigurt* R.O: Kshu sbesoja as un R.O: Po vec kur m sollen patenten te dyqani S.T: Ok S.T: Ku te te takoj une R.O: (i dergon nje foto te procesverbalit te konstatimit te shkeljes me numer serie 3151206, me sanksion gjobe 35 000 leke dhe mase plotesuese pezullim drejtimi 3 mua) R.O: A Ni posht pallatit tat S.T: Ku te duash vila ja te marr leket R.O: He se tak posht pallatit tat see jom m afer R.O: Sa t’me bej rruga nga Kamza S.T: Ok R.O: 6 min jm aty S.T: Ok vlla