Transmetuar më 18-02-2023, 15:00

Cristiano Ronaldo nuk i kupton limitet. Edhe pse portugezi është ende duke u përshtatur me ekipin e tij të ri, nuk dëshiron ta shpërdorojë kohën e lirë në Arabinë Saudite. Siç njoftoi në rrjetet sociale, ai planifikon të marrë një nga bizneset e tij në Lindjen e Mesme.

Futbollisti portugez ka shpërndarë një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, në të cilën numëron 547 milionë ndjekës. Aty ka paralajmëruar projektin e tij të ardhshëm të biznesit: "Ju prezantoj restorantin tim të preferuar italian në Madrid, "Toto". Së shpejti edhe në Lindjen e Mesme".

"Toto" është një nga projektet e reja gastronomike që Cristiano Ronaldo dëshiron të zbatojë në Arabinë Saudite, këtë herë me shijen më të pastër italiane, që vjen nga "MABEL Hospitality", një projekt që ka investitorë të mëdhenj si Rafael Nadal apo Rudy Fernández.

Përmes menusë së tyre, investitorët kërkojnë t’iu kujtojnë klientëve Italinë e viteve 50-60. Kjo për shkak të kombinimit të lëndëve të para tradicionale me teknikat dhe kreativitetin e shefit të kuzhinës, Emiliano Celli.

Joshja më e madhe nga restoranti nuk është vetëm ushqimi, por estetika e tij e shkëlqyer, një nga faktorët që tërheq mysafirët. Emri "Toto" i është vendosur si referencë e njërit nga filmat më mitikë italianë të viteve 1970, "Cinema Pardiso".