Transmetuar më 18-02-2023, 15:01

Korçë- Përplaset me makinë i mituri në Korçë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6.pranë unazës së qytetit.

Automjeti tip "Citroen", me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.