Transmetuar më 18-02-2023, 14:06

Tiranë- Keni dëgjuar shpesh kur thonë se e marta është ditë ‘ters’. Në fakt duket s nuk është gabim apo thjesht supersticioze kjo gjë.

Në muajin Janar 2023 numri i aksidenteve është ulur në krahasim me një vit më parë. Nëse në janar 2022 u regjistruan 107 aksidente, në të njëjtin muaj të vitit 2023 u regjistruan 84 aksidente.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 119 persona. Në 79,8 % të rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe këtu përmendet grup-mosha 25-34 vjeç.

Interesant është fakti se gjatë muajit janar 2023, ditën e martë kanë ndodhur më shumë aksidente duke përbërë 26,2 % të numrit total. Ndërkohë që harku kohor kur kanë ndodhur më shumë aksidente është nga 08:00-12:00.