Transmetuar më 18-02-2023, 13:26

Pasi fitoi lojën e fundit nga Big Brother, Olta do të ketë mundësinë sonte të çojë në nominim 3 banorë. Pak kohë më parë e pyetur se cilët do të ishin tre banorët që do të nxirrte në nominim, nëse do t’i vinte mundësia, pa hezituar aspak, Olta zbuloi se do të dërgonte në nominim Maestron, Kiarën dhe Luizin. Megjithatë tani ka ndryshuar mendje.

Mbrëmjen e djeshme teksa bisedonte me Nitën dhe Dean, Olta tha se ka vendosur të heq Kristin.

"Kristi e di kë do heq unë nesër", tha Olta e më pas zbuloi: "Do heq Kristin".

Kristi nga ana tjetër u shpreh se nuk sheh ndonjë arsye që Olta ta bëjë këtë.

"Po bëhet i rrezikshëm, duhet ta heq që tani!", tha Olta.