Transmetuar më 18-02-2023, 11:59

Historia e dashurisë mes Francesco Totti dhe Noemi Bucchi po lulëzon. Çifti i ri është shfaqur pa hezitim në rrjetet sociale, duke përfshirë foto, video dhe deklarata publike (në video, ajo i drejtohet ish-kapitenit të verdhekuqve duke e quajtur "dashuri").

Thashethemet për një krizë të supozuar u lanë mënjanë. Marrëdhënia jo vetëm që po lulëzon, por do të ishte në prag të një kthese të vërtetë.

Siç raporton “Oggi”, Totti i ka dhuruar Noemit një tjetër unazë shumë të shtrenjtë, pas së cilës fshihet një kuptim edhe më i rëndësishëm: premtimi për martesë sa më shpejt të jetë e mundur ligjërisht dhe një fëmijë, ndoshta në vazhdim".