Transmetuar më 18-02-2023, 10:43

Lajmet po intensifikohen, çdo ditë që kalon shpresat për ta parë Leo Messin në MLS (Major League Soccer) rriten. Edhe në Paris fillojnë të kenë njëfarë skepticizmi për rinovimin e kampionit argjentinas.

"Le Parisien" ka zbuluar një prapaskenë për kampionin e madh të Albiceleste, i cili tashmë është kontaktuar nga një klub amerikan. Ditët e fundit, babai i Leo Messit ka mohuar rikthimin e tij në Barcelonë, ndërkohë që bëhet e besueshme, përtej ofertave arabe, mundësia që Messi të mund ta përfundojë karrierën në SHBA.

Sipas shtypit francez, David Beckham, ish-kapiteni i Anglisë, dëshiron absolutisht ta marrë numrin 10 më të famshëm në botë tek Inter Miami. Do të ishte një goditje e bujshme, jo vetëm për amerikanët, që po përgatiten të organizojnë edicionin e ardhshëm të Botërorit, por edhe për komunitetin e Amerikës Latine të pranishëm në Miami.

Klubi i Beckham, me mbështetjen e disa sponsorëve prestigjiozë, do të ishte gati t’i bënte një ofertë të rëndësishme futbollistit të Paris Saint Germain. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për marrjen e një vendimi. Pas kaq shumë vitesh të kaluara në Evropë, Messi mund të vendosë të spostohet në anën tjetër të oqeanit, duke pranuar ofertat nga MLS.