Transmetuar më 18-02-2023, 10:45

Të paktën 39,672 njerëz u vranë nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, tha të premten ministri i Brendshëm i vendit.

Më shumë se 5.500 të tjerë kanë humbur jetën në Siri, përfshirë enklava që nuk kontrollohen nga qeveria, raporton noa.al.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ishin me qendër në Kahramanmaras dhe goditën 10 provinca të tjera – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa. Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.