Transmetuar më 18-02-2023, 10:40

296 orë pas tërmetit në Turqi shpëtohen nga rrënojat 3 persona, njëri prej tyre fëmijë

Tre persona, njëri prej të cilëve është një fëmijë, u shpëtuan nga rrënojat e banesës Kanatlı në Antakya në orën 296 të tërmetit.

Puna e kërkim-shpëtimit, 13 ditë pas tërmetit u krye nga ekipet në rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në rrugën General Şükrü Kanatlı Mahallesi Türkmenbaşı.

Në kërkimin intensiv të kryer nga ekipet e kërkim-shpëtimit, përfshirë edhe ato nga Kirgistani, u konstatua se 3 persona ishin gjallë.

Duke u përqëndruar në zonën e përcaktuar nën rrënoja, ekipet shpëtuan një fëmijë, grua dhe burrë, identiteti i të cilëve ende nuk është përcaktuar, në orën 296 të tërmetit.

Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulanca.