Transmetuar më 18-02-2023, 09:38

A ekzistojnë UFO-t? Një pyetje që ka kohë që kërkon një spjegim përfundimtar.

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që lidhen me objektet e panjohura që janë identifikuar në hapsirë, kanë rikthyer dyshimet mbi ekzistën e jashtëtokësorëve.

Në emisionin “Zonë e Lirë” Gjergji Stefa ka bërë publik sondazhin e tij ku kanë marrë pjesë më shumë se 1,000 persona me pyetjen “A besoni tek ekzistenca e jashtëtokësorëve”, dhe rezultatet janë befasuese: 61.3% e shqiptarëve besojnë te jashtëtokësorët, ndërsa 38.7% nuk besojnë.

Stefa ka theksuar se pjesa e shqiptarëve që besojnë te jashtëtokësorët bazohen në 3 ide:

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla dhe eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, po ashtu kanë dhënë komentet e tyre në lidhje me këtë fenomen.

Kulla shprehet se jo çdo gjë që nuk shihet nuk ekziston, ai shton se edhe pentagoni ka thënë se nuk ka prova që nuk ekzistojnë jashtëtokësorët.

Kulla: Jo çdo gjë që nuk shohim, nuk ekziston. Pentagoni tha se nuk ka prova që ata nuk ekzistojnë.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Karamuço është shprehur se ufot janë gjë tjetër dhe alienët janë gjë tjetër. Eksperti theksoi se objekte të panjohura që lëvizin në hapësirë quhen Ufo, dhe në SHBA vetëm gjatë kësaj jave janë goditur 4 të tillë.

Karamuço: Ufot janë një gjë, alienët janë gjë tjetër. Ufot janë objekte të panjohura. Në një javë u goditën 4 ufo, mbi Alaskë, Kanada dhe SHBA. Ajo Karolinës është balona që u godit dhe u morën mbetjet, tjerat janë top sekret.

Në SHBA janë shprehur të shqetësuar, jo në panik. Ata kanë lajmëruar të gjithë vendet aleatë të marrin masa. Ky lajmërim ka ardhur edhe në Shqipëri.

Dyshohet shumë se këto objekte janë përdorur për spiunazh. Balona ka një gjë, asaj t’i mund t’ia caktosh itinerarin dhe mund të jenë të telekomanduar, ndryshe nga satelitët.