Transmetuar më 17-02-2023, 22:17

MYNIH- Kryeministri Edi Rama dhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, janë takuar në Munih ku po zhvillohet mbledhja e sigurisë ndërkombëtare. Gjatë takimit të tyre, Soros ka shkrepur një fotot me kryeministrin Edi Rama dhe e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

“Vëllezër me atlete në Konferencën e Sigurisë në Mynih,”- shkruan Alex Soros, pasi si ai dhe kryeministri Rama kanë veshur atlete të ngjashme.

Po ashtu, Rama është takuar më herët me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak dhe ish-kancelarin austriak Sebastian Kurz.