
Berat- Ishte kthyer në “makthin” e banorëve, kapet në flagrancë duke vjedhur në një banesë 25-vjeçari Andrea Zerollari.
Arrestimi i tij në kuadër të operacionit policor “The shadow of the night”, i riu autor i vjedhjes së 4 banesave dy ditët e fundit. Policia vendore informon se ‘shërbimet e policisë kanë finalizuar mbrëmjen e sotme operacionin policor “The shadow of the night”, duke prangosur në flagrancë një 25-vjeçar nga Berati, që ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit,për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa.
Operacioni finalizoi jo vetëm prangosjen e Andrea Zerollarit por edhe dokumentimin e 4 vjedhjeve banesash, të kryera dy netët e fundit. Zerellari,i dënuar 3-herë më parë për vjedhje,u kap në flagrancë gjatë tentativës për shqyerjen e një dritareje në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”. Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia, që kishte siguruar në rrugë operative
Policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, ku për shkak të mekanizmit të përdorur për të hyrë brenda, dyshohet se autor është Zerollari.