Transmetuar më 17-02-2023, 20:54

Një shaka e bërë nga Luizi ka shkaktuar një diskutim të madh mes banorëve. Ai ka thënë se në tualetet e Big Brother VIP ka kamera duke i alarmuar këta të fundit.

Mirëpo si qëndron e vërteta? A ka kamera në tualet? Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë rreth një muaj më parë Sara Hoxha, teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Fillimisht Sara tha me batutë se këtë nuk i lejohet ta tregojë, ndërsa më pas sqaroi se kjo pjesë e shtëpisë nuk survejohet nga kamerat. "Ambienti është privat", u shpreh ajo.