Transmetuar më 17-02-2023, 19:18

Në mbrëmjen gala të Top Albania Radio-s për 25-vjetorin e krijimit të saj ka qenë e ftuar edhe moderatorja e njohur, Bora Zemani. Ajo ka folur për karrierën e saj.

“Për’puthen” ka qenë momenti që ka bërë diferencën në karrierën time. Pastaj të gjitha të tjerat, “Big Brother Vip” më afroi më publikun, “Dancing With The Stars” ishte magjia, tha Bora.

Por a do të largohet ajo nga “Për’puthen” për t’ia lënë vendin Efit?!

Nuk e di ndoshta sezonin tjetër. Do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta “Për’puthen”, ndoshta diçka tjetër në Top Channel sepse është nga vajzat e mia të preferuara.

Së fundmi po qarkullon lajmi se moderatorja është në pritje të ëmbël. Por çfarë ka për të thënë vetë Bora lidhur me këtë?!

Planet janë gjithmonë. Po kshu gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Nuk ka.