Transmetuar më 17-02-2023, 19:12

Edhe pse më 14 shkurt kaluan një nga momentet më romantike mes tyre, duket se Luizi dhe Kiara po kalojnë krizën e parë në çift.

Ata kanë folur ditën e ostme për marrëdhëniene e tyre, teksa kiara i shprehu se ishte mërzitur me të, dhe i tha se ajo kishte nevojë të fliste me të, por ai iku.

Luizi i tha asaj që u largua sepse ajo vetë i ka thënë që kur është e mërzitur dëshiron të rrijë vetëm. Kiara u shpreh se dje ishte tjetër lloj mërzitjeje.

Kiara: Unë nuk të thashë largohu, të thashë rri këtu të flasim. Ti the jo se kam nevojë për zhurmë, për qeshje.

Luizi: Nëse unë mërzitem me diçka të caktuar, merrem me atë problem. Në ato momente të dua ty. Ti je e vetmja që të pranoj në çdo situatë të jem. Ky është dallimi mes nesh.

Kiara: Ti po nuk more atë që do, ose të bëhet qejfi në moment, se ke parë veten si bëhesh. Duhet të mësosh të respektosh dhe dëshirat e tjetrit.