Transmetuar më 17-02-2023, 17:37

SHIJAK- Një i ri është plagosur me thikë pasditen e sotme në Shijak.

Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se i riu është plagosur në shpatull, ndërsa goditjen e ka marrë në pjesën mbrapa.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.