Transmetuar më 17-02-2023, 17:08

Kosova mbush 15 vjet shtet i pavarur. Ky mëngjes i 17 shkurtit ka sjellë një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Të shumtë janë qytetarët nga Kosova që kanë zgjedhur Shqipërinë për përvjetorin e pavarëisë, duke e kthyer 17 shkurtin në festë kombëtare.

Për shumë prej tyre destiancion në këtë ditë mbetet Tirana.

Radha e automjeteve në Morinë dhe Rrugën e Kombit ishte e gjatë që në orët e para të mëngjesit.

Nga ana tjetër, policia kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle për shkak të këtij fluksi duke shmangur radhët në kufi.

Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik.